Vizitoni Faqen WwW.mIRC-Team.InFO
 
ForumForum  PortaliPortali  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Grevė nė Fierzė, vendi drejt errėsirės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
EN[d]RY
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 79
Location : Greece
Meryra Jetes : Pall Ariu Jet Qefliu
Registration date : 07/06/2008

MesazhTitulli: Grevė nė Fierzė, vendi drejt errėsirės   Sat Jun 07, 2008 11:43 am

Grevė nė Fierzė, vendi drejt errėsirės

Ndėrpritet puna nė hidrocentral. Punonjėsit kėrkojnė paga mė tė larta. Paralajmėrojnė grevė tė pėrgjithshme

120 punėtorėt e sallave tė makinerive tė hidrocentralit tė Fierzės, mė i madhi nė vend, kanė zhvilluar dje ditėn e parė tė njė greve, e cila mund tė pėrshkallėzohet nė grevė tė pėrgjithshme dhe mund tė rrezikojė zhytjen nė errėsirė tė vendit. Kėrkesat e punonjėsve tė hidrocentralit i drejtohen KESH-it dhe kanė tė bėjnė me trajtimin e tyre me paga mė tė mira, respektim tė rregullave tė Kodit tė Punės, masa mbrojtėse etj. Kryetari i Komisionit tė Grevės, Astrit Rexha, tha se ky vendim i punėtorėve tė organizuar nė sindikatė vjen pas njė periudhe tepėr tė gjatė diskriminimi dhe nėse qeveria nuk hyn nė bisedime ata do tė pėrshkallėzojnė qėndrimet. "Hartimin e kontratės kolektive tė punės, rritjen e pagės 20 pėr qind, rrobat e punės tė munguara prej rreth dy vjetėsh, njė autobus pėr tė ardhur nė punė. Kėto janė kėrkesat tona", tha Rexha, duke shtuar se greva e sė premtes ishte paralajmėruese pėr tė kėrkuar bisedime. Pas tri ditėsh, nėse nuk ka bisedime greva do tė vazhdojė pa afat. Me grevėn e punėtorėve nuk janė pajtuar drejtuesit e lartė tė veprės energjetike dhe kanė penguar hyrjen e grevistėve nė ambientet e brendshme tė hidrocentralit. Policia e hidrocentralit ka bllokuar hyrjen rreth 200 m larg dhe 120 punėtorė nga 140 qė ka gjithsej hidrocentrali e kanė zhvilluar grevėn te hyrja. Greva ka filluar nė mėngjes, nga ora 08:00 dhe ka zgjatur deri nė orėn 17:00. Lėvizja e sindikatės duket se hė pėr hė nuk e ka prishur ritmin e prodhimit tė energjisė pėr vendin. Inxhinieri Agim Hajdini, drejtues i lartė nė hidrocentral, tha se lėvizja e punėtorėve ishte njė ēėshtje e tyre, por qė njė personel i domosdoshėm permanent ka punuar. Edhe sindikalistėt thanė se rreth 20 punėtorė ishin lėnė tė qėndronin nė frontet ku nuk ėshtė mundur tė lihen vetėm, por fakti qė gati tė gjithė punėtorėt janė bashkuar nė lėvizjen pėr paga dhe kushte, do tė thotė se nėse ata nuk do tė kėnaqen nga punėdhėnėsit, aty gjithēka mund tė paralizohet, madje duke shkaktuar edhe krizė tė energjisė. Njė punėtor, i cili nuk dėshiron tė identifikohet, tregon se njė pagė prej 25 apo 35 mijė lekėsh nė muaj nuk u mjafton as sa pėr tė mbajtur veten. "Ne shpenzojmė shumė, pasi ushqehemi nė mensė", thotė njė punėtor nga Sopoti. Punėtorėt tregojnė se edhe trajtimi me uniformė ka mbetur pa u plotėsuar qė prej dy vitesh dhe kėto janė shpenzime qė i bėjnė vetė ata nga paga, ndėrsa gjendja shkon drejt keqėsimit me ēmimet qė po ngrihen ēdo ditė. Pėr mė tepėr "ne nuk kemi siguri, tė flak nė rrugė kur t‘i dojė qejfi atij nė Tiranė", tha njė tjetėr punėtor, duke pėrmendur njė nga kėrkesat e grevės, qė ishte madje e para fare, kontrata kolektive. Ndoshta, pasiguria nė masėn e punėtorėve lidhet edhe me pėrpjekjet e qeverisė pėr tė privatizuar shpėrndarjen e energjisė... Gjendja, siē e tregojnė ata, ėshtė keqėsuar veēanėrisht vitet e fundit, kur njė pjesė e punėtorėve e ka lidhur tė ardhmen me njė profesion aty, si mekanik apo mirėmbajtės e kėshtu me radhė. Njė nga kėrkesat e grevistėve ėshtė edhe ajo pėr autobus, pasi shumica e punėtorėve duhet tė udhėtojnė tė paktėn 25 km pėr tė shkuar nė punė, rrugė tė cilėn e bėjnė me furgonė kundrejt njė ēmimi, qė siē duket nuk e pėrballojnė. Linja e tyre e autobusit ka pushuar sė funksionuari aty nga viti 1999. Rreth 50 pėr qind e tė gjithė punėtorėve janė nga Bajram Curri, ndėrsa pjesa tjetėr nga fshatrat e rrethit tė Tropojės dhe shumė pak banojnė afėr, nga ku mund tė udhėtohet me kėmbė.


Kreu i divizionit tė prodhimit nė KESH sqaron pikat e negociatave


Stojku: Kėrkesat janė tė

zgjidhura, mbetet ēėshtje kohe



Kėrkesat e 120 punonjėsve tė hidrocentralit mė tė madh nė vend janė bėrė tė ditura nga drejtori i divizionit tė prodhimit nė KESH, Muharrem Stojku. I kontaktuar nga gazeta "Shqip", Stojku ka pranuar se ėshtė negociuar nė fillim me punonjėsit grevistė tė HEC-it tė Fierzės, tė cilėt kanė dalė tė kėnaqur nga takimi. "Ua sqarova tė gjitha alternativat e zgjidhjes sė kushteve tė punės dhe mė thanė se do tė vazhdojnė punėn normalisht deri nė njė kohė pėr tė parė nėse kėrkesat do tė zgjidhen apo jo. Takimi ėshtė bėrė dy ditė mė parė, ndėrsa sot (dje) po mėsoj lajmin se kanė hyrė nė grevė". Drejtori pėrgjegjės pėr hidrocentralet u ėshtė pėrgjigjur pėr disa nga pretendimet qė kanė punonjėsit. Njėra prej tyre ėshtė rritja e pagės 20 pėr qind, por pėr kėtė Stojku thotė se "rritja e pagės do tė kryhet pas datės 1 korrik 2008, periudhė e cila qeveria do tė vendosė indeksimin e tyre, nga ku pritet tė pėrfitojnė dhe kategoria e punonjėsve nė hidrocentrale". Lidhur me pagat, punonjėsit kanė shprehur rezervat e tyre pėr mėnyrėn e marrjes dhe kohėn, ndėrsa Stojku thotė se pagat u janė kaluar me bankė, ku nėpėrmjet bankomatėve mund t‘i tėrheqin kur t‘i duan dhe sa tė duan, deri nė limitin e pagės. Ndėr tė tjera, punonjėsit ankohen edhe pėr kushtet e punės, ku konkretisht ka mungesė tė transportit nga zonat ku punojnė deri nė vendin e punės, si dhe pėr veshmbathjet. "Pėr kėto dy pika mund tė them se problemi ėshtė krijuar nga vetė punonjėsit. Vitin e kaluar kishin nė dispozicion vetėm njė autobus, ndėrsa DVP-ja u dha para pėr tė blerė njė tė dytė. Tenderi pėr blerjen e mjetit transportues do tė zhvillohet mė 10 qershor 2008 dhe do t‘i japė zgjidhje problemit. Lidhur me veshmbathjet, tenderin e ka zhvilluar HEC-i i Fierzės dhe ka dėshtuar pėr arsye qė i dinė vetė ata". Njė ndėr kėrkesat e tyre ėshtė dhe kontrata kolektive, e cila nuk i pėrmbush kushtet e punės, por Stojku sqaron se "kontrata ėshtė hartuar pėr tė gjithė punonjėsit e KESH-it dhe nuk mund tė bėhen dallime". Sipas punonjėsve grevistė, drejtuesit e HEC-it tė Fierzės kanė kryer abuzime me fondet, e pėr kėtė arsye kėrkohet prania e kontrollit nga ana e KLSH-sė. Pėr kėtė pikė, shefi i prodhimit nė KESH garanton se KLSH-ja ka kryer kontrolle dhe nuk janė gjetur shkelje. Tashmė fati i zgjidhjes sė kėrkesave nga ana e drejtuesve tė KESH-it mbetet thjesht ēėshtje kohe, por, sipas Muharrem Stojkut, "tė gjitha pretendimet mund tė arrihen vetėm duke negociuar e jo duke hyrė nė grevė".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Grevė nė Fierzė, vendi drejt errėsirės
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bashkim Saliasi: "Njė udhėtim i ēuditshėm" i shkrimtarit Viron Kona
» Veshja popullore myzeqare, drejt zhdukjes
» AVOKATI DOKTOR ASLLAN KARAJ - FENIKS NGA QIEJT E ERRĖT TĖ MINIERĖS, NGA QIEJT E XHINDOSUR TĖ DIKTATURĖS, NĖ QIEJT E QETĖ DHE TĖ KTHJELLĖT TĖ ZVICRĖS
» E dhimbshme | Kėta janė kosovarėt qė ikėn sonte drejt Perėndimit (Foto)
» Avionėt ushtarak rusė mbi hapėsirėn ajrore tė Britanisė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
..:WwW.mIRC-Team.InFO:.. :: Me Pran NJeri-Tjetrit :: INFORMACIONE nga me te ndryshmet-
Kėrce tek: