Vizitoni Faqen WwW.mIRC-Team.InFO
 
ForumForum  PortaliPortali  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Tė sėmurė mendorė merren ushtarė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
EN[d]RY
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 79
Location : Greece
Meryra Jetes : Pall Ariu Jet Qefliu
Registration date : 07/06/2008

MesazhTitulli: Tė sėmurė mendorė merren ushtarė   Sat Jun 07, 2008 11:47 am


Tė sėmurė mendorė merren ushtarė

Policia Ushtarake "rrėmben" tė rinjtė nga rrugėt dhe shkollat. Reagojnė ashpėr familjarėt. Komisioni mjekėsor i rikthen nė shtėpi

Aksioni i radhės pėr mbledhjen e tė rinjve qė nuk kanė kryer shėrbimin e detyruar ushtarak ka sjellė probleme tė mėdha nė Fier. Qytetarėt ankohen se policia ushtarake pėrdor dhunėn pėr tė mbledhur rekrutėt, ndėrsa tregojnė edhe raste kur mes tė rinjve tė marrė me forcė ka pasur tė sėmurė tė pajisur me raport mjekėsor, ēka i shmang ata nga shėrbimi i detyrueshėm ushtarak. Konstatimin e shumė rekrutėve "tė paaftė" e tregojnė edhe statistikat e mbajtura nga Dega e Mobilizimit.

Ndėrsa familjarėt e ushtarėve tė marrė me forcė kėrkojnė ndryshim nė procedurėn e mbledhjes sė rekrutėve pėr tė ruajtur tė sėmurėt, Dega e Mobilizimit nė Fier akuzon njėsitė e qeverisjes vendore pėr fshehje tė atyre qė i shmangen detyrimit, si dhe strukturat e shėndetėsisė pėr dhėnie tė raporteve mjekėsore joreale.


Statistikat

Vetėm gjatė dy fazave tė para tė mobilizimit pėr vitin 2008, rezultojnė qė janė marrė nė mes tė rrugės mė shumė se 30 tė rinj qė kanė qenė tė sėmurė. Kryesisht kėta kanė qenė tė sėmurė mendorė dhe njė pjesė fare e vogėl kanė rezultuar me paaftėsi fizike, si paralizė tė pjesshme tė dorės a krahut, miopi, probleme kardiake etj. Nė regjistrin e kontrollit mjekėsor tė Qendrės Rajonale tė Mobilizimit Ushtarak nė Fier janė regjistruar emrat e mė shumė se 30 tė rinjve, por burimet zyrtare tė kėsaj qendre tregojnė faktin se mes ushtarėve qė kanė dėrguar nė Bazat Ushtarake tė Bunavisė dhe Beratit ka pasur nga ata tė cilėt komisioni mjekėsor i atjeshėm i ka cilėsuar si tė paaftė. Duke mbajtur pėrgjegjėsi vetėm pėr fazėn e mbledhjes sė ushtarėve, kreu i Qendrės Rajonale tė Mobilizimit Ushtarak nė Fier, Petrit Krakulla, hedh hijet e dyshimit mbi funksionimin ligjor tė komisioneve mjekėsore. Gjatė tri fazave vjetore tė mobilizimit, Dega e Fierit merr me forcė nė rrugė apo mjedise publike mė shumė se 50 tė paaftė. Madje, burimet zyrtare nga Baza Ushtarake e Beratit dhe ajo e Bonavisė pranojnė pėr gazetėn "Shqip" se ky numėr i dhėnė nga Dega Rajonale e Fierit rritet edhe mė shumė nga konstatimet mjekėsore qė kryhen nė kėto baza. "Pėr t‘iu pėrmbajtur numrit tė ushtarėve tė kėrkuar nga Ministria e Mbrojtjes, ka pasur shumė raste qė mes tė rinjve tė prurė nė bazat tona tė ketė edhe tė sėmurė mendorė. Vetėm nė bazėn e Bonavisė janė konstatuar 23 raste tė tilla", thotė njė burim i gazetės "Shqip" nė bazėn ushtarake tė Bunavisė sė Vlorės.


Historitė

Gėzim Hoxha, 26 vjeē, me njė raport mjekėsor dhe me njė komunikim qė vėrteton problemet e tij mendore, ėshtė marrė disa herė me forcė dhe ėshtė dėrguar nė bazat e grumbullimit tė rekrutėve. Ai tregon pėr gazetėn "Shqip" se e kanė marrė me forcė nė mes tė rrugės policė tė rendit dhe policė ushtarakė mė shumė se tri herė. Hera e fundit ka qenė nė vitin 2007. "Kam qėndruar nė Degėn e Mobilizimit Fier nga tri ditė pėr ēdo rast. Mė kanė qethur edhe kokėn, por kur kam dalė pėrpara komisionit mjekėsor mė kanė liruar pėrsėri", tregon Gėzimi, i cili flet me mjaft vėshtirėsi. Ai thotė se "ata tė degės ushtarake mė njihnin, por si duket duhet tė realizonin planin dhe mė merrnin sa herė mblidhnin ushtarė". Histori si e Gėzimit, nė qendrėn e Mobilizimit Ushtar nė Fier ka me dhjetėra. Tė afėrm tė tė rinjve me probleme mendore apo shėndetėsore tregojnė se janė dashur ditė deri sa djemtė tė liroheshin dhe periudha e qėndrimit tė izoluar i ka dėmtuar ata. "Djali im ėshtė i sėmurė kardikak. Pėrfiton pension paaftėsie pėr kėtė shkak, por ėshtė marrė pėr ushtar nė rrugė ndėrsa shkonte nė dyqan. U ka thėnė policėve se ėshtė i sėmurė, por ata nuk e ka dėgjuar. Tani i duhet tė presė deri sa tė dalė pėrgjigjja nga komisioni nė Spitalin Ushtarak pėr t‘u liruar", thotė Lumturi Bega, nėna e njė tė riu tė marrė ushtar. Ndėrkohė, jo mė larg se mbrėmjen e sė hėnės janė marrė me forcė dy studentė, dy maturantė, njė nxėnės i vitit tė tretė gjimnaz, si dhe njė i ri qė e kishte kryer shėrbimin e detyrueshėm ushtarak. Kėto raste flagrante tė rekrutimit me forcė pranohen zyrtarisht edhe nga Dega e Mobilizimit.

Kreu i Qendrės sė Mobilizimit: Pėr sa kohė nuk ndryshojnė rregullat, do tė ketė edhe abuzime


"Nuk kemi lista pėr rekrutėt, ndaj i mbledhim nė rrugė"


Kreu i Qendrės Rajonale tė Mobilizimit Ushtarak nė Fier, Petrit Krakulla, shpjegon pse aksionet pėr mbledhjen e rekrutėve tė rinj sjellin shpesh shqetėsim te qytetarėt. Ai akuzon krerėt e pushtetit vendor pėr fshehje tė tė rinjve qė duhet tė kryejnė shėrbimin ushtarak, duke e arsyetuar kėtė mungesė bashkėpunimi si shkakun kryesor tė mbledhjes me forcė tė ushtarėve.

Zoti Krakulla, edhe pse jeni prej disa muajsh i komanduar nė krye tė Degės sė Mobilizimit nė Fier, keni pasur rastin tė zhvilloni dy faza mobilizimi. Sa nė presion ndiheni pėr tė realizuar numrin e kėrkuar?

Ėshtė e vėshtirė tė realizosh numrin qė kėrkohet. Nė vit ne duhet tė mbledhim si degė rajonale mbi 600 ushtarė. Duke munguar totalisht njė listė me emra tė rinjsh, ne kėtė e realizojmė gjatė aksioneve tė zhvilluara nė rrugė apo dhe nė akse kombėtare.

Ēfarė ju detyron tė ushtroni edhe forcė pėr tė siguruar kėtė numėr rekrutėsh?

Janė njėsitė vendore, komunat e bashkitė, ato qė fshehin nė fakt numrin real tė tė rinjve qė mbushin moshėn pėr ushtarė. Bashkėpunimi me to mungon tėrėsisht. Ne kemi kėrkuar nga kryepleqtė e fshatrave dhe zyrtarisht edhe nga komunat qė tė na japin lista, por nuk ka ndodhur kėshtu. Detyrohemi qė tė dalim nė rrugė e tė marrim tė rinjtė me forcė. Ėshtė e vėrtetė qė ka raste abuzimi apo ushtrimi force nga ana jonė, por duhet patjetėr tė veprojmė kėshtu, pasi kėtė infrastrukturė kemi.

A ka raste kur merren pėr ushtarė tė sėmurė mendorė, apo persona me paaftėsi fizike?

Po. I marrim nga rruga dhe ndodh tė ketė edhe tė tillė. I mbajmė nė Degėn e Mobilizimit deri sa komisioni ynė kėtu verifikon nivelin e aftėsisė sė tyre. Mendojmė se komisioni ynė ėshtė profesional dhe i pėrbėrė nga mjekė me pėrvojė dhe nuk abuzon nė kėtė rast.

Nga bazat ushtarake qė ju mbuloni me ushtarė thonė se shpesh dėrgohen atje tė rinj tė paaftė. Pse ndodh kjo?

Unė pėrgjigjem pėr atė qė kam pėrgjegjėsi kėtu. Mundohem sė bashku me stafin tim qė tė mos regjistroj raste tė tilla. Nėse komisionet mjekėsore nė kėto baza nxjerrin qė ata janė tė paaftė ėshtė pėrgjegjėsia e tyre.

A mendoni se abuzohet nga ana e kėtyre komisioneve mjekėsore?

Hije dyshimi kam gjithmonė, sepse ka pasur mjaft raste qė ne i kemi nxjerrė tė aftė dhe ata nė Bonavi apo Berat i kanė nxjerrė tė paaftė. Por nėse ne bėjmė njė gabim qė dėrgojmė ushtarė, ėshtė komisioni nė Spitalin Ushtarak si dhe komisionet nė bazat ushtarake qė duhet tė korrigjojnė gabimin tonė.

Tė hėnėn nė mbrėmje janė marrė me forcė studentė, nxėnės tė shkollave tė mesme, si dhe njė i ri qė e kishte kryer ushtrinė...

Ėshtė e vėrtetė. Mė ėshtė dashur tė vij nė mes tė natės qė tė qartėsoj tė gjithė problemin. I kemi lėnė tė gjithė tė lirė, pasi kemi verifikuar dokumentacionin. Dua tė theksoj se ndihemi tė detyruar qė tė thėrrasim ushtarė nė kėtė formė, pasi na duhet qė tė plotėsojmė numrin. Vetėm pėr fazėn e tretė deri mė 15 mars tė vitit 2008 mė duhet tė siguroj 170 rekrutė. Kam arritur deri tani qė tė mbledh 86 tė tillė. Nėse nga qeveria dhe Kuvendi nuk do tė rishikohet kjo ēėshtje, pėrsėri do tė kemi probleme si kėto qė thamė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 141
Age : 28
Location : Albania
Meryra Jetes : Mix ,DJ
Registration date : 02/02/2008

MesazhTitulli: Re: Tė sėmurė mendorė merren ushtarė   Sat Jun 07, 2008 11:50 am

eshte teper e vertete sepse me tha vellai se nuk marrin ushtare ata te cilet jetojne jashte vendit keshtu qe personat te cilet mbushin 18 vjeē dhe te cilet jetojne jashte vendit te mos kene frike fare per te shkuar ne shqiperi sepse nuk i merre askush ushtare ne qoftese kane pasaporte te huaj ne xhepin e tyre po ne qoftese keni pasaporte shqiptare atehere te mori lumi dhe 1 ushtri nuk jane pak

_________________
Spirit--Of--Albania
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://mirc.progoo.us
 
Tė sėmurė mendorė merren ushtarė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» ISH USHTARĖT E UĒK-sė NĖ MJERIM-DISA MILIONER
» ISIS djeg tė gjallė nė kafaze 17 ushtarė kurdė (FOTO/VIDEO)
» Ja lista e 92 ushtarėve mashtrues tė Llapit (Dokument)
» Ish-ushtarėt e UĒPMB-sė, tė jenė syēel...!
» Shifra tmerruese: 70.000 prostituta shqiptare sot merren me "zejėn" e seksit nė Evropė?!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
..:WwW.mIRC-Team.InFO:.. :: Me Pran NJeri-Tjetrit :: INFORMACIONE nga me te ndryshmet-
Kėrce tek: